Klubi DRITA U17 ka shkëlqyer në turneun e të rinjëve “Tournament AF CUP 2022”, duke u shpallur nënkampion pas një finale të luftuar ndaj KF Prizreni.
DRITA ishte në epërsi deri në fund të takimit, gjersa në minutën e fundit pësoi gol dhe fituesi u përcaktua pas ekzekutimit të penaltive.
FC DRITA ishte e pa fat nga pika e bardhë, pasi ndeshja finale ishte e treta që djelmoshat tanë e zhvilluan për një ditë.
Ekipi ynë tregoi formë të mirë gjatë gjithë turneut, për çka morëm mbështetje nga publiku dhe vlerësime nga organizatorët.
Ekipi më i Mirë i turneut: FC DRITA
Lojtari më i Mirë: Mesfushori, MITAT XHYMSHITI
Golashënues i turneut: MERIS MALIQI
Kapiteni më i Mirë: JASIN SAHITI
Stafi më i Mirë i turneut:
Trajneri: Ardian Latifi
Ndihmes trajneri: Mentor Sijarina
Ndeshjet u zhvilluan në Kompleksin Internacional – Peze në Tiranë, me pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare.