Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative në xhirot e fundit, FC Drita po përballet me një tjetër sfidë, atë të lëndimeve. Shumë futbollistë nga përbërja bazë ndodhen në fazën rehabilituese, ndërkohë që tashmë shkon në dy numri i lojtarëve që humbasin pjesën e mbetur të kampionatit.
26- vjeçari ka pësuar një lëndim në ligamentet anësore dhe sipas konstatimeve të para mjekësore bëhet fjalë për një lëndim serioz.
Gjithsesi gjatë ditëve në vijim pritet të dihet saktësisht nëse edhe Namani do të futet në operim apo jo.
Namani mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Besës së Pejës pikërisht për shkak të lëndimit.
Futbollisti llapjan ka qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar të ‘bardhekaltërve’ në dy ediconet e fundit.
/Gazeta Sheshi/