Futboll

Dy gola pas pjesës së parë në ndeshjen derbi Drita – Gjilani

Drita dhe Gjilani janë ndarë baras pas pjesës së parë në ndeshjen që po zhvillohet në fushën me bari sintetik në Gjilan.

Ishin Drita që erdhi e para në epërsi, ku pas një  harkimi nga krahu i majtë, në zonë i lirë ishte Arb Manaj, i cili me kokë goditi këndin e pakapshëm të Haxhihamzës.

Drita nuk mundi ta mbante epërsinë deri në fund të pjesës së parë, pasi një ndërhyrje e Zenunajt ndaj Kqikut u konsiderua e palejueshme nga gjyqtari Bejtullahu pas rishikimit të VAR-it dhe u tregua në pikën e bardhë

Nga pika e penalltisë I saktë u tregua Armend Thaqi, që barazoi për 1:1 e që ishte rezultati përfundimtar i pjesës së parë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like