OPINION

Dy pakica, dy standarde

Shkruan: Refik HASANI

Pakica Serbe e Kosovës, me dokumentr ilegale të lëshuara nga institucione paralele të Republikës së Serbisë, do të lëvizin pa viza në  BE, kurse  shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po  diskriminohen duke  u pasivizuar adresat si një pastrim etnik.

Pardje, Këshilli Evropian ka marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët që mbajnë pasaporta serbe të lëshuara nga ashtuquajtur ,,Drejtoria Koordinuese e Serbisë’’. Serbia ende i mban funksionale institucionet paralele, gjatë gjithë kohës edhe pas datës 10 qershor të vitit 1999, ka lëshuar dokumente e të cilët edhe pse ilegale, poseduesit e këtyre dokumenteve do të lëvizin pa viza në BE.

Në këtë rast pakicën Serbe në Kosovë, askush nuk i ka penguar që të pajisen me dokumente të Republikës së Kosovës. Kurse, shqiptarët si një pakicë autoktone në trojet e veta etnike, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e me shtrirje gjithë andej Serbisë, po përballen me një të ashtuquajtur pasivizim i adresave që ka një qëllim dhe objektiv-për pastrim etnik, një diskriminim i llojit të vet. Pasivizimi i adresave është, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive, një diskriminim, është kundër standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën e OKB-së.

Deri më tani janë të pasivizuar mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë, që janë shtetas të Serbisë me vendbanim në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë.

Që nga dita e djeshme, pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale të lëshuara nga institucione paralele të ashtuquajtur ,,Drejtoria Koordinuese e Serbisë’’, do të lëvizin pa viza në BE, kurse shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po  vazhdojnë të diskriminohen duke iu pasivizuar adresat si një pastrim etnik.

24.07.2024

You Might Also Like