Viti

Edhe në komunën e Vitisë po rritet interesimi i të rinjve për tu larguar nga Kosova

“Ne jemi agjension i licencuar i punësimit me seli në Viti, ofrojmë kushte tejet të favorshme të punësimit afatgjatë dhe sezonal në Kroaci” thotë pronari i Agjencionit për ndërmjetësim në punësim, Driton Jashari

Një zyre e vogël në katin e dytë të një ndërtese në rrugën “Brigada 173” në Viti, ka marrë vëmendjen e shumë qytetarëve nga kjo Komunë.

Për të po thuhet se ofron punë në Kroaci. E kjo vjenë pikërisht në këtë kohë, kur vendi po përballet me mungesën e vendeve të reja të punës, pagat e ulëta dhe shumë të rinj po braktisin Kosovën.

Një letër e ngjitur për xhamat e zyrës shkruan, “Punë në Kroaci”.Gjatë ditës kemi qëndruar në atë zyre. Aty kemi takuar dhe kemi biseduar me drejtorin Driton Jashari, një djalë i ri nga Vitia.

Ai ka treguar se biznesin e tij e ka hapur këtë vit në mënyrë ligjore. Thotë se është i regjistruar si agjension punësimi me emrin “STAR TRVEL F”. “Ne jemi agjension i licencuar i punësimit me seli në Viti, ofrojmë kushte tejet të favorshme të punësimit afatgjatë dhe sezonal në Kroaci.

Kontratat për punë afatgjate janë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi, dhe ato sezonale prej 3 deri ne 9 muaj”.

“Zyra është hapur qe një muaj, kanë apliku deri tash rreth 20 veta, shuma për aplikim kushton 200 euro, kërkohet pasaporta e aplikuesit, letërnjoftimi, të cilat dorëzohen në këtë zyrë e cila ndërmjetëson për punë në Kroaci”, kështu i përshkruan kriteret për një vizë pune Jashari.

Ai garanton se krejt procedura është ligjore. Teksa thotë se deri tash tre vitias kanë gjetur punë përmes tij në ndërtimtari në kompani kroate, kanë kontratë 1.vjeçare dhe kanë udhëtuar me vizë në Kroaci dhe pret që këtë fat ta kenë edhe aplikuesit tjerë.

Sipas tij, profesionet janë të ndryshme, si murator, moler, montues mobilesh, ngrohje qendrore, ujësjellës, instalues të rrymës etj. Dritoni shtoi se interesim ka dhe se ata që kërkojnë shërbime tek ai, janë të moshave të ndryshme. Hapja e kësaj zyre le të kuptohet se vitiasit janë të interesuar për punë në këtë shtet apo diku tjetër.

“Tek ne çdo gjë është transparente dhe në përputhje me ligjin e punësimit në Kroaci”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie në Facebook. E ne kemi pyetur disa të rinj në rrugë, për këtë zyre, por thanë se nuk janë në dijeni e disa të tjerë që kanë marrë vesh për hapjen e kësaj zyre, u shprehen se nuk janë të

interesuar për aplikim apo diçka të ngjashme.

Një I ri që nuk deshi t’i përmendet emir, por që punon afër lokacionit të kësaj zyre, u shpreh se ka parë deri 50 persona brenda një dite të interesuar rreth kësaj zyre, për të ditur rreth mundësive që ofron.

Burimet tona thonë se ata që po ikin për punë në Kroaci apo shtete tjera janë ata të punësuar këtu në Kosovë në sektorin privat por që nuk janë të kënaqur me pagën dhe kushtet e punës.

Së fundmi, është raportuar për një valë të re të ikjeve të kosovarëve nga vendi e të tillë ka edhe nga Komunat e Anamoravës.Por ajo cka shqetëson më shumë padyshim është fakti se kohëve të fundit po vrehet se nuk po shihën shume të rinj qe më parë shetiteshin apo rrinin në kafeteri e mësojmë se kjo është e veertëtë sepse kafeteritë janë gjysëm të zbrazëta dhe për këtë edhe siq na tha një pronar I një kafeterije në lokalitetin më të madhë të komunës në Pozharan kohëve të

ffundit ka rënë edhe konsumimi I kafeve dhe pijeve !!! Aziz Zuka

You Might Also Like