Drin Ymeri, nuk do të jetë më lojtar i Sport Klub Gjilanit. Këtë e ka bërë vetë futbollisti, i cili nuk ka bërë të ditur se ku do të vazhdojë karrierën, shkruan kryelajmi.com.
Ymeri që ishte parë si një përforcim i duhur për Gjilanin, nuk pati shumë hapësirë në ekipin që drejtohet nga Ardian Nuhiu, andaj ai ka vendosur që t’i ndajë rrugët me SC Gjilanin.
Ja postimi i plotë i Drin Ymerit:
Përshëndetje të gjithëve ,
Përmes këtij postimi desha të ju njoftoj se nuk jam më pjesë e SC Gjilani. Falënderoj të gjithë ata me të cilët bashkëpunuam gjatë këtij rrugëtimi .
Për të ardhmen time do njoftoheni shumë shpejtë.
Kryelajmi.com