Futboll

Edona Dërmaku futbolliste që e pret një karrierë e ndritur

Klubi i Futbollit të Femrave Intelektualet nga Gjilani gjithmonë ka qenë fidanishte e futbolliste të reja. Rrugës së Antigona Behlulit e Blerta Shalës, që u bënë pjesë e futbollit zviceran u nisën edhe tri futbolliste të tjera, Marigona Hajdari, Bahtije Miftari dhe Kaltrina Biqkaj që po testohen në Francë.

Falë punës së palodhshme të trajnerit Afrim Mehmeti në këtë ekip për çdo ditë po dalin futbolliste të reja e pa dyshim se një ndër talentet e rralla me një karrierë të ndritshme është edhe sulmuesja e re, por tejet me perspektivë, Edona Dërmaku.

Edona që nga fëmijëria futbollin e kishte në zemër dhe gjithmonë kishte ëndërruar që një ditë të vesh fanellën e Kosovës. Në qëllimin e saj ajo kishte gjetur edhe përkrahjen e familjes, andaj ishte bërë pjesë e KFF Intelektualet ku luan në pozitën e sulmueses.

Afrim Mehmeti, trajner i saj ka fjalë të mira për Edonën, duke theksuar se ajo është punëtore e madhe, e saktë dhe tejet e dhënë pas lojës së futbollit, andaj pej saj pritet shumë në të ardhmen.

“Unë tani jam 16 vjeçe dhe  dua të punoj dhe mos të ndalem asnjëherë me të vetmin qëllim që të bëhem një futbolliste e shkëlqyer”,  thotë Edona Dërmaku, e cila ka përvojë edhe në futbollin zviceran ngase kishte qenë në prova në ekipin FC  Oerliokn ne Zürich ku u kishte pëlqyer shumë drejtuesve të këtij ekipi.

Pos futbollit që e do shumë, Edona Dërmaku është edhe një nxënëse e shkëlqyer, kurse për të do të dëgjohet shumë në të ardhmen, ngase atë e pret një karrierë e ndritur.

 

 

You Might Also Like