Futboll

Egzon Bejtullai përforcim i ri i SC Gjilani

Egzon Bejtullai është përforcimi më i ri i SC Gjilani. Një gjë e tillë është zyrtarizuar edhe nga vet klubi kuq e bardh nga Gjilani, i cili ishte në kërkim të një lojtari me cilësi të tilla çfarë është Bejtullai.

Lojtari 29- vjeçar, që pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi te Shkëndija e Tetovës, thuhet se pritet të firmos kontratë deri në fund të sezonit, me opsion largimi në janar të 2024, gjithënjë  nëse futbollisti do të ketë ofertë më të favorshme.

Egzon Bejtullai pjesën më të madhe të karrerës e ka patur te Shkëndija e Tetovës, duke qenë edhe kapiten i saj, por ka luajtur edhe në elitën e futbollit suedez te Helsinborgu.

Te Gjilani Bajtullai ka ardhur si futbollist i lirë, pasi që muaj me parë ai nuk arriti marrëveshje me Shkëndijën e Tetovës.

Bejtullai është i gjatë 186 centimetra dhe për një kohë ka luajtur edhe te Teteksi i Tetovës, kurse për Maqedoninë e Veriut ka luajtur për grupmoshat U19, U21 si dhe ka luajtur edhe për ekipin e parë në 26 ndeshje. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like