Në përvjetorin e rënies heroike të komandantit Agim Ramadani, bëmë homazhe para bustit të tij, duke nderuar sakrificën dhe guximin e jashtëzakonshëm që ai dha për lirinë e Kosovës.
Komandant Katana, me vizionin dhe vendosmërinë e tij të hekurt, ishte një udhëheqës që i dha gjithçka atdheut, duke u bërë një figurë që do të mbetet përherë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve.
Liria dhe pavarësia që gëzojmë sot janë rezultat i sakrificës së tij të paçmueshme. Emri i tij do të mbetet i gjallë përjetësisht në Gjilan dhe të gjithë Kosovën, duke simbolizuar luftën dhe flijimin për atdheun.
Lavdi e përjetshme për komandantin Agim Ramadani dhe të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës!