Erdin Hashani rikthehet te KF Vllaznia. Këtë here jo si futbollist, por si shef i shtabit teknik te skuadra nga Pozherani.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit të Vllaznisë, teksa i ka uruar mirëseardhje teknikut Hashani.
Hashani, i cili drejtoi Dardanën në pjesën e parë të kampionatit, tashmë merr drejtimin e KF Vllaznisë.
Vllaznia përfundoi vjeshtën në pozitën e 14-të me 16 pikë të tubuara.
‘Misioni’ i Hashanit do të jetë ta shpëtojë Vllazninë nga rënia.