Sot kemi arritur marrëveshje me lojtarin që luan në poziten e pranuesit, Erind Qalaj i cili vjen si huazim për sezonen e re nga skuadra, KV Luboteni.
Erindi si 17 vjeçarë është i gjatë 2.03cm dhe është një nga lojtaret më premtues në volejbollin Kosovarë e ku dëshira e tij ishte të bashkohej me projektin e klubit ku me cilësitë e tij do të jetë një forcë shtesë për skuadren tonë.
Gjithashtu Erindi është pjesë e Kombëtares së Kosoves për gjeneratat e reja dhe kampion aktual në garat e beach volley në kategorinë U-18 dhe U-20.