Eronit Rrahmani, 16- vjeçari i KB Dritës, e ardhmja e basketbollit kosovar
Edhe pse është vetëm 16 vjeç, Eronit Rrahmani në sezonën që lam pas ishte kapiten i grupmoshës U-16 tek KB Drita, lojtar kyç tek grupmosha U-18 dhe pothuajse pati minuta në çdo lojë me ekipin e seniorëve të KB Drita.
Eroniti është i lindur për sportin e basketbollit. Me një gjenetikë të mirë, Eroniti dallohej për gjatësinë e tij, eksplozivitetin, shpejtësinë dhe forcën e tij që nga mosha e re. Ai thotë se ai ra në dashuri me këtë sport që nga mosha e re dhe ka qenë gjithmonë i afërt me të deri më tani.
Eroniti, ka diçka që shumë pak veta e kanë. Ai ka një gjatësi të lartë, udhëheq topin si një “playmaker”, mund të gjuajë si një “shooter” dhe luan brenda në trapez sikur një “qendër”.
Idolët e tij, si Kobe Bryant dhe Steph Curry, e kanë bërë atë që të dallohej nga të tjerët. Ai thotë se suksesi i tyre është një nga motivimet e tij më të fuqishme. Eroniti gjatë një dite normale ushtron së bashku me ekipin e tij, bën ushtrime personale me trejnerët e tij dhe arrin edhe të ndjek ushtrime në fitness.
Në sezonën 2022/23, Rrahmani dhe bashkëlojtarët e grupmoshës U16, u shpallën Kampion të Kosovës. Eroniti me mundin dhe djersën e pandalur, arriti të shpallej MVP (“Most Valuable Player”).
Përveç kësaj, Rrahmani ka marrë ftesë në grumbullime edhe nga kombëtarja e Kosovës për grupmoshat e reja dhe pret që vitin e ardhshëm të jetë me përfaqësuesën e kombëtares.
Ai thotë se gjithmonë është falenderues për familjen e tij. Thotë se mbështetja e tyre morale dhe financiare është arsyeja pse Eroniti është lojtari më I shquar nga rajoni i Gjilanit.
Eronit Rrahmani ka bërë të gjitha këto këto në moshën 16 vjeçe, kush di çka do të jetë në gjendje të bëj kurr të rritet. Rrahmani pret oferta të shumta, ku ka interesim edhe nga Superliga e Kosovës./kryelajmi.com/.
Drit Sadiku