Ish-kapiteni i Kosovës në boks, sot gjendet në gjendje alarmante si në aspektin shëndetësor njashtu edhe atë financiare.
Rasim Shabani ishte edhe fitues i turneut më të madh në vend të boksit “Adem Jashari” në vitin 2003, si dhe fitues i pare i turneut “Pavarësia”, i cili mbahet për nder të ditës së shtetit të Republikës së Kosovës.
Boksieri Shabani ishte shpallur edhe boksieri më i mirë në Bosnja Hercegovinë në vitin 2008 në turneun më të madh në këtë vend “Peace 2008”, ndërsa në turnet më të mëdha të boksit në Çeki, Bullgari, Bosnja Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Shqipëri e shumë vende të tjerë, Kosovës i kishte sjell medalje të arta duke e ngritur flamurin e shtetit të Kosovës në piedestalin më të lartë.
Por shkaku i problemeve shëndetësore ai tani e 4 muaj është i shtrirë në Spitalin e Gilanit për ti kryer shërbimet e Hemodializës tri herë në javë.
Megjithatë shpresa e vetme për të është shteti i Francës ku mundet ta bënë transplantimin e njërës veshkë por atij i nevojite 4000 euro për këtë operacion të holla të cilat thotë se nuk po arrin t’i sigurojë.
Prandaj të interesuarit për ta ndihmuar Rasim Shabanin mund ta kontaktojnë atë në numrin e tij personal: 044 489 104.