Arsim HALILI
ËSHTË VONË PËR T’I SHLYER MËKATET
( Cikël poetik me krijime të reja të vitit 2019 )
REKUIEM PËR NJË MURGESHË
Me Tat Tanushin nuk bëre ujdi
Vdekjen ta përbuzje
Kryqin e fundose në rrethin e tetë
Gretë sa të peshon gjerdani
Pas atyre hijeve të zeza
Është vonë për t’i shlyer mëkatet
Hoqe dorë nga velloja
Ndoshta pse fustani nuk kishte firmë
Ti ike pa t’u ngatërruar këmbët
Mbi gjemba tën dryshkur
Në hyrje – dalje
Kush do të matë thembrën e arkivuar
INTERMEXO
Qyqes të fikët i ra
Në folenë e qelqtë
Timbri i mbeti në fyt
Në këmbim të një ofshame
Ku …
Orës së Arkimedit
Nuk iu bë vonë
As në gjashtëdhjetat para … as pas
Akrepi ishte zënë ngushtë
Në prapanicë të errësuar
Kryeartikulli i fundit
Mal … ushi
Thinjat e mjekrës
I paska numëruar mbrapsht
DITA D
Gërshetat e fatit i lidh
Në xhunglën e vetmisë
Ujkut plak ia numëron dhëmbët
Në ditën D
Në Atakama do të lutesh
Për perënditë e harruara
Të vetmin dëshmitar
Ke për ta parë një pinguin
Që kishte tradhtuar dashurinë e parë
1001 …
Njëmijë e një fjalë
T’i them për kaprciot tua
Errësirën e ngjyros me pigmente të heshtjes
Njëmijë e një përralla thurren
Për nje kurorë të luleve të vyshkura
Me aromë gjaku.
Meteorët kanë cak të gabuar
Nga errësira hëna shprushet
Mund te jem heroi yt
Apo personazh i pa ftuar në prapaskenë
AKUSTIKË E SHURDHËR
Përsëri Margarita ecën somnambul
Mjeshtëri e ka fajin
Për një buzëqeshje të tepruar
Mund të biesh në kthetrat
E maçokut të pangopur
Kur në ëndërr i dëftohet
Kleoptra shtatëzënë
Pasthirrmat kishin akustikë të shurdhër