Duke ju referuar situatës së vështirë që po përballemi me coronavirusin, FFK ka marr vendim për zhvillimin e ndeshjeve pa praninë e shikuesve, vendim që duhet të respektohet.
Klubi jonë FC DRITA kërkon mirkuptim nga tifozët dhe njëkohësisht shpreson që kjo gjendje e rëndë që ka përfshi gjithë globin të kalojë sa më shpejt!
•Njoftimi i plotë nga FFK•
Federata e Futbollit e Kosovës duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës më datë 11 mars për mbrojtje nga koronavirusi i njofton klubet anëtare të saj dhe opinionin në përgjithësi se:
Të gjitha ndeshjet e futbollit në Kosovë në kategorinë e seniorëve do të zhvillohen pa praninë e publikut deri më 27 mars, 2020, derisa ligat e juniorëve dhe grupmoshave të reja pezullohen përkohësisht (deri në një vendim të ri).
Në stadiume gjatë zhvillimit të ndeshjeve do të jenë të pranishëm vetëm stafet e skuadrave, zyrtarët e FFK-së, zyrtarët e klubeve, zyrtarët policor dhe përfaqësuesit e mediave.
Klubet organizatore të ndeshjeve udhëzohen që të bëjnë vendosjen e dezinfektuesve të duarve në zhveshtore.
Po ashtu si masë parandalimi ndaj koronavirusit, ashtu sikurse në vendet tjera evropiane rekomandohet që futbollistët dhe stafet e skuadrave të mos e bëjnë përshëndetjen e zakonshme të dhënies së duarve në fillim dhe në fund të ndeshjes.
FFK kërkon mirëkuptimin e futbolldashësve për ndërmarrjen e këtyre masave, derisa do të ndjekë më vëmendje zhvillimet në vend dhe me kohë do të ndërmarrë hapat e nevojshëm.