OPINION

FSK në opercione paqëruajtëse

Faton Bislimi
Vendimi që ia mundëson Ushtrisë së Kosovës (FSK) pjesëmarrjen në operacione paqëruajtëse ndërkombëtare është sforcim i shtetësisë së Republikës sonë dhe shpërfaqja më e sinqertë e miqësisë sonë me SHBA-të.
Garda Nacionale e Iowa-s meriton çdo falëmnderim për përkushtimin e pashoq ndaj avansimit të Ushtrisë sonë, bashkë me të gjithë lidershipin politik e ushtarak të këtij shteti dhe Konsullatën tonë aty.
Mirënjohje e veçant edhe për Senatoren Joni Ernst nga Iowa, e cila ka qenë përkrahëse e parezervë e Kosovës dhe e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror në mes Shtetit të Iowa-s dhe Republikës sonë.
Në takimin e fundit në zyrën e Senatores Joni Ernst, isha nderuar jashtëzakonisht shumë me dhuratën e saj shumë simbolike — Flamurin Amerikan të valvitur mbi Capitol Hill.
Miqësia jonë me SHBA-të është sinergjia e vetme e pazëvendësueshme e rritjes së Republikës sonë dhe e vet lindjes së saj!

You Might Also Like