Futboll

Fushat e futbollit i mbulon uji, nuk ka ndeshje për kupë

Ndeshjet e xhiros së tretë të Digitalb Kupës së Kosovës, që është dashur të zhvillohen këtë të mërkurë dhe të enjte janë shtyrë,  ngase reshjet e mëdha të shiut kanë mbuluar me ujë fushat e futbollit. Një vendim të tillë e ka marrë komisioni i garave dhe këto ndeshje do të luhen në ndonjë datë tjetër. Në rrethin e tretë është dashur të takohen: Flamurtari – Australia, Arbëria – L. Baranit, Bashkimi (K) – Besa Irzniq, Vushtrria – Vllaznia (P), KEK-u – Ulpiana, Lepenci – Vëllaznimi, 2 Korriku – Istogu dhe F. Kosova – Dukagjini.

Këtë javë nuk do të ketë as ndeshje të Vala Superligës së Kosovës në futboll për shkak të ndeshjeve që do t’i zhvillojë reprezentacioni i Kosovës.

You Might Also Like