Futboll

Gauthier Mankenda shkon te kundërshtari i Gjilanit

Pasi i ra shorti kundër Gjilanit, Liepaja i ktheu sytë nga gadishulli ballkanik.

FK Liepaja, kundërshtari i Gjilanit në kualifikimet e Conference League ka zyrtarizuar transferimin e Gauthier Mankendës.

Në 12 ndeshje kundër Gjilanit sa ishte lojtar i Prishtinës, kongolezi shënoi një gol dhe bëri dy asistime.

Liepaja javën e kaluar transferoi edhe ish-lojtarin e Laçit, Ardit Deliun si dhe ish-lojtarin e Teutës, Kenan Hrjelic.

Mbrëmë në emisionin Ekipi A, analisti Arsim Prepolli tregoi se skuadra letone është duke negociuar edhe me ish-trajnerin e Prishtinës, Abdulah Ibrakoviç.

You Might Also Like