SPORTI

Gazetarët që lanë gjurmë në sportin gjilanas: Ahmet Bilalli

BILALLI Ahmet (1974-). Mësimdhënës, gazetar. U lind në Dobrosin të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Gjilan. Studimet i kreu në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë – dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Punën e mësimdhënësit në vitin 2006 e filloi në SHMB “Arbëria” në Gjilan, më pastaj në SHML “Arti Pamor”. Tani është mësimdhënës në SHMT “Mehmet Isai” në Gjilan. Punën me gazetari e filloi në vitin 2000, në gazetën ditore “Epoka e Re” (gazetar e redaktor i Sportit). Në të njëjtën kohë ishte korrespodent nga Kosova i portalit sportiv “Albaniasoccer”. Më pas punoi në gazetën ditore “Infopress”, gazetar e redaktor i Sportit, për të punuar edhe si korrespondent nga Gjilani për këtë medium dhe në gazetën ditore “Tribuna”, si dhe në të përditshmen sportive “Sport”. Ai gjithashtu ishte edhe bashkëpunëtor i televizionit “Top Kosova”.

Gjatë punës së tij 12 vjeçare, ka realizuar një sërë reportazhesh e intervistash me personalitete të ndryshme. Për punën e tij në sferën e gazetarisë, një herë është shpërblyer me çmimin “gazetar i vitit”, të cilin e ndanë Drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte e Gjilanit. Aktualisht jeton në Gjilan dhe ushtron profesionin e mësimdhënësit.

You Might Also Like