Sonte, isha i nderuar që pata mundësinë të takoj të rinjtë, të cilët për herë të parë do të jenë pjesë e procesit zgjedhor. Ky është një moment historik për secilin prej tyre, një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e vendit dhe për të sjellë ndryshime pozitive në shoqërinë tonë.
Angazhimi dhe pjesëmarrja e tyre janë thelbësore për të krijuar një të ardhme më të mirë, dhe do të bëj gjithçka që është e mundur për të siguruar kushte që rinia të ketë mundësi të qëndrojë dhe të zhvillohet në Kosovë. Zgjedhjet janë mundësia për të bërë zërin e tyre të dëgjohet dhe për të marrë pjesë në formimin e një shoqërie më të drejtë dhe të përparuar.
Me besim në Zot, Shtet e Atdhe, mund të arrijmë shumë!