Gjilanasi Kamer Zymberi është zgjedhur në këshillin e përgjithshëm të komunës Martigny-Charrat në Zvicër. Këtë e ka bërë të situr vetë Kamer Zymberi, i cili pas rezultateve zyrtare ka falënderuar zgjedhësit e posaçërisht komunitetin shqiptar të komunës Martigny-Charrar, pa dallim, të gjithë ata që i kanë dhënë besimin.
Zymberi nuk ka lënë pa falënderuar edhe bashkëvendësit e tij në Kosovë që i kanë dhënë mbështetje gjatë tërë kohës edhe atë në mënyra të ndryshme.