Futboll

Gjilanasi Mirlind Daku ftohet nga përzgjedhësi Bernard Challandes

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka konfirmuar se sulmuesi Mirlind Daku do ftohet për ndeshjet e muajit mars.

FFK sot (e mërkurë), publikoi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës, ku nuk ndodhej Daku dhe kishte kritika të shumta nga tifozët tanë.

“Lajmi.net”, ka kontaktuar përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes, i cili konfirmoi se sulmuesi kosovar do të ftohet për tri ndeshjet e këtij muaji.

“Përshëndetje, Mirlind Daku do të jetë i ftuar. FFK do bëjë komunikatë zyrtare me informacione shtesë”, tha shkurtimisht ai.

Ky lajm është mjaftë i mirë për Kosovën, ngase Daku ka shkëlqyer në Superligë duke shënuar 25 gola.

You Might Also Like