Këtë të martë, SC Gjilani ka zhvilluar ndeshje miqësore në Antalia të Turqisë ku ka mposhtur me rezultat 1:0 skuadrën nga Kazakistani, Kyzylzhar. Kjo fitore është arritur falë një autogoli të ekipes mysafire në minutën e 53-të.
Për Gjilanin është ndeshja e fundit përgatitore në Antalia, kurse pas kthimit në Kosovë e pret një sprovë e vështirë, ngase do të përballen me FC Prishtinën në kuadër të Kupës së Kosovës./kryelajmi.com/.