Futboll

Gjilani i gatshëm për duelin kundër Ferizajit

Gjilan,30 Nëntor-Gjilani nesër me fillim nga ora 13:00 e pret në shtëpi skuadrën e Ferizajit me ndeshjen e cila është e vlefshme për javën e 17-të në Ipko Superligën e Kosovës dhe njëkohësisht e fundit për edicionin vjeshtorë.

-Gjilani qysh pas lojës në kuadër të kupës atë kundër Sharrit,vazhdoi me përgaditje ku punuan maksimalisht për takimin kundër Ferizajit.Sot skuadra pati grumbullimin e fundit para duelit të nesërm i cili u mbajt në stadium,dhe stërvitën rreth një orë me detajet e fundit për këtë sfidë.

-Harmonia dhe optimizmi brenda kampit kuq e bardh është në nivelin e duhur,ku humbja ndaj Ballkanit fundjavën e kaluar është hudhur pas krahëve,dhe Gjilani nesër synon që edicionin vjeshtorë ta mbyllë me rezultat pozitiv në Ipko Superligë.

-Gjilani dhe Ferizaji takimin e fundit mes tyre e kishin pjesën e parë të këtijë edicioni ku skuadra udhëtuese e Gjilanit ishte kthyer me pikë të plota nga Ferizaji me dy golat e realizuar nga Perez dhe Sadriu.Rikujtojmë se sfida mes dy skuadrave të lartë cekura zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00 në Gjilan.

You Might Also Like