Futboll

Gjilani i gatshëm për ndeshjen e nesërme

Skuadra ka lënë prapa ndeshjen e fundit kampionale dhe është e përqendruar masksimalisht në duelin e radhës kampional ndaj FC Suhareka ’23.

Me ritëm të lartë dhe vetëbesim të besuarit e Ardian Nuhiut kanë realizuar edhe sesionin e fundit stërvitor para duelit të së shtunës.

Gjithë grupi është në dispozicion, përjashto kapitenin Edison Kqiku, i cili ka pësuar ropturë në pulpën e këmbës së djathtë dhe pritet të jetë jashtë fushave të blerta për një kohë të pacaktuar.

Mëngjesin e së premtes ekipi ka zhvilluar provën e fundit gjenerale dhe është gati për testin e së shtunës.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Suhareka ’23 zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13.00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.

You Might Also Like