Futboll

Gjilani i gatshëm pret ballafaqimin me Flamurtarin

Futbollistët e Gjilanit kanë përfunduar stërvitjen e fundit para ballafaqimit me Flamurtarin, ndeshje kjo që do të zhvillohet këtë të diele me fillim në orën 13. Gjilani, që në ndeshjen e kaluar kishte humbur kryendeshjen me Dritën me rezultat 0:2, prêt që të këndellët pikërisht ndaj Flamurtarit. Ekipi kuq e bardhë kësaj radhe do të jetë më i kompletuar, ngase atyre do t’u kthehet braziliani Jackson Ferreira, i cili kishte munguar në ndeshjen ndaj Dritës.

You Might Also Like