Futboll

Gjilani mbetet i pamposhtur

Gjilani vazhdon të mbetet ekipi i vetëm i pamposhtur në elitën e futbollit kosovar. Ekipi bardh e kuq ka luajtur baras me Lirinë e Prizrenit, në ndeshjen e zhvilluar si mysafire. Edhe pse nuk humbi Gjilani ka pasur disa raste të mira për të shënuar. Kështu i pari ka rrezikuar Rusi në minutën e tetë, i njëjti lojtar nuk ka shënuar as në minutën 16 kur është shërbyer nga Thaqi, derisa rastin më të mirë e pati në minutën 82 kur Haxhimusa gjuajti, por topi u përplas për pingule. Edhe Liria pati rastet e veta, por rrjetat ngelën të paprekura.

You Might Also Like