Skuadra ka mbyllur përgatitjet e fundit para duelit kampional ndaj Malishevës, i cili zhvillohet këtë të mërkurë më 12 mars.
Në limite të kohës për t’u përgatitur për këtë takim, tashmë ekipi ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para se të udhëtojë drejt “Liman Gegaj”.
Grupi ka qenë në dispozicion të stafit në vetëm dy seanca stërvitore pas ndeshjes në vikend ndaj Feronikeli ’74 dhe është bërë gati për këtë ballafaqim.
Jashtë skuadrës kanë mbetur futbollistët e lënduar, Robert Rrahmani, Endri Reçi dhe Leon Miftari, ndërkohë Armend Thaqi për shkak numrit të kartonëve të verdhë (4) nuk do të jetë në planifikime gjithashtu. Pjesa tjetër e grupit janë të gatshëm për të performuar në një tjetër ndeshje të rëndësishme.
Takimi ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit fillon nga ora 14:00.