–
Sport Club “Gjilani” është duke qëndruar në Strugë të Maqedonisë së Veriut ku po e zhvillon fazën e dytë përgatitore para fillimit të kampionit.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1
“Kuqebardhët” sot kanë zhvilluar një ndeshje kontrolluese ndaj KF Veleshta nga Struga, raporton Gazetasheshi.com
Kjo miqësore u mbyll me fitoren e Gjilanit, ku realizoi sulmuesi Shend Kelmendi në minutën e 72-të.
Gjilani në këtë përballje u paraqit me formacionin: Koliçi, Sorsa, Useini, Veliu, Halili, Dabiqaj, Musolli, Torassa, Kelmendi, Kqiku, Razak.
Gjithashtu, skuadra gjilanase ka paralajmëruar edhe disa miqësore gjatë diteve në vijim kundër Strugës, Rabotnicki dhe Skënderbeut.