Futboll

Gjilani në stërvitje dy herë në ditë

Patën disa stërvitje të humbura shkaku i problemeve organizative të klubit, por futbollistët e Gjilanit tashti janë në vlugun e përgatitjeve, bile duke ushtruar nga dy herë në ditë. Ekipi bardh e kuq që udhëhiqet nga kryetrajneri Arbnor Morina, po përgatitet me përkushtim, kurse klubi po i bënë përgatitjet e fundit për të organizuar kuvendin e ri zgjedhor, ngase të gjithë anëtarët e kryesisë tashme janë dorëhequr, duke i hapur udhë zgjedhjeve të reja në klub.

You Might Also Like