Futboll

Gjilani nis përgatitjet

Gjilan,07 Janar-Pas pushimit dyjavorë, ditën e sotme skuadra e Gjilanit ka startuar me përgattije për pjesën e dytë të edicionit të sivjetëm në Ipko Superligën e Kosovës.

-Stërvitja e mesditës së sotme dhe e para për vitin 2019,u mbajt në ambient të mbyllur në një nga fushta afër qytetit e cila zgjati për rreth dy orë.

-Kryetrajneri i skuadrës Sadat Pajaziti sot pati mundësinë të punoj edhe me prurjet e reja në skuadër, të cilët iu bashkangjitën pjesës tjetër të ekipit në stërvitjen e ditës së hëne. Treningu i sotëm ishte taktik ku dhe kryesisht futbollistët luajtën me top, gjithashtu pati edhe disa vrapime nga ana e tyre.

-Grupi i futbollistëve sot shfaqën formë të kënaqëshme dhe gjendje të mirë. Stërvitjet skuadra e Gjilanit do t’i vazhdojë ditën e nesërme në tërminin e njejtë.

You Might Also Like