Futboll

Gjilani nxjerr një barazim, të cilit mund t’i gëzohet

Trepça ’89 që po kërkonte pikët e mbijetesës dhe Gjilani i qetë në pozitën që dërgon në Evropë janë përballur këtë të diele në Mitrovicë, ndeshje në të cilën Trepça ’89 luftoi më shumë për fitoren, derisa Gjilani priste rastin që nga ndonjë kundërsulm të shënojë.

Megjithatë, kur merret parasysh tërë ajo që ndodhi në këtë ndeshje, Trepça ’89 ishte më kërkuese, pati më shumë raste shënimi e bile e qëlloi edhe shtyllën. Për Gjilanin, që nuk pranoi gol më meritori ishte portieri Enea Koliqi, i cili thjeshtë ishte i pamposhtur në këtë ndeshje, derisa në fund të ndeshjes Gjilani u ankua për se për të nuk u dha një penalti, por në fund ndeshja u mbyll pa gola./kryelajmi.com/.

You Might Also Like