Futboll

Gjilani shënon fitore në miqësore

Sc Gjilani që po i zhvillon përgatitjet në Turqi, ka shënuar fitoren e dytë në ndeshje kontrolluese, duke e mundur ekipin Shakhter Karagandy me rezultat 2:0.

Golin e parë për Gjilanin e ka shënuar Albert Dabiqaj në minutën e 30 e më pas ka shënuar edhe Gerhard Progni nga penaltia në minutën 44.

Përbërja e Gjilanit ishte kjo:

Enea Koliçi , Tomislav Sorsa, Muhamed Useini, Arbër Prekazi, Armend Halili, Yll Hoxha, Besar Musolli, Albert Dabiqaj, Agustin Torassa, Gerhard Progni , Blerim Krasniqi

Rezervë: Arion Ymeri, Ylber Kastrati, Redon Ismajli, Erlis Xhemajli, Donjet Shkodra, Edison Kqiku, Elton Calé, Shend Kelmendi, Fiton Hajdari.

Trajner: Ismet Munishi

You Might Also Like