Klubi i Futbollit Gjilani jo që është stabilizuar dhe me sukses po e zhvillon fazën përgatitore, por edhe po mendon për përforcime për stinorin pranveror.
Gjithçka nisi me dorëheqjen e kryesisë së vjetër dhe ardhjes së asaj të resë, me donator të ri dhe tashti të gjitha obligimet financiare janë kryer duke nisur kështu një rrugëtim të ri drejt avancimit të një klubi me standarde evropiane.
Klubi tashmë është në fazën e riorganizimit dhe sipas kërkesave të shtabit teknik priten edhe përforcimet e reja. Aktualisht stërvitjet janë duke u zhvilluar dy herë gjatë ditës me intensitet të lartë dhe shumë shpejt lojtarët zhvillojnë përgatitjet tjera parasezonale jashtë vendit.
Klubi ka vendosur që asnjë lojtarë nuk do të largohet përveç lojtarëve të cilët tashmë janë liruar nga klubi, kësisoj demantojmë edhe lajmin për largim të Leotrim Bekteshit, i cili vazhdon fuqishëm me kontributin e tij për KF Gjilanin.