Futboll

Gjilani  u mundua shumë, por për barazim

 

Gjilani më shumë duhet të koncentrohet kah pozita që dërgon në kualifikimet për UEFA League se sa për titull, ngase tashti misioni është shumë I vështirë pas barazimit me Llapin 2:2. Te Gjilani kësaj radhe ka çaluar mbrojtja në anën e djathtë, kurse vlen të çmohet angazhimi I lojtarëve në fushë.

Goli I parë I mysafirëve erdhi në minutën 15, kur Valmir Veliu ka shfrytëzuar gabimin e lojtarit të Gjiloanit Edison Kqiku, I cili gabimisht largoi topin në zonën e rreptësisë.

Nuk shkoi shumë kohë dhe Gjilani barayoi në minutën 22, kur pas harkimit të Prognit, Razak Keita shënoi gol të bukur me kokë. Valmir Veliu sërish ka shpërthyer nga e majta dhe gati se ka kaluar tërë mbrojtjen e Gjilanit për të kaluar sërish në epërsi ekipin e tij me rezultat 1:2.

E tërë pjesa e dytë ka kaluar nën dominimin e Gjilanit, por vendasit nuk ia kanë dalë të shënojnë. Sa vinte fundi, trysnia shkonte duke u shtuar dhe në minutën e fundit të ndeshjes  Gerhard Progni me një gjuajtje me volej ka shënuar një gol shumë të bukur për rezultatin 2:2.

Në kohën shtesë Gjilani nuk ia doli që të shënojë edhe pse pati disa raste të mira.

You Might Also Like