Që nga fillimi i stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në Futboll, Sport Club Gjilanit, që është në garë për titull kampioni i kanë munguar dy futbollistët afrikanë nga Bregu i Fildishtë, Keita Aziz Lanzane dhe Keita Razak Lanzane, shkruan kryelajmi.com
Dy futbollistët që janë paraqitur në stinorin vjeshtor te SC Gjilani ishin vonuar në përgatitje për stinorin pranveror, por edhe në ndeshjet e para të kësaj pjese, ngase ata nuk kishin siguruar lejeqëndrim në Kosovë.
Mirëpo, këtë të diele, ata janë parë në Gjilan she shumë shpejt pritet që t’i bashkëngjiten ekipit. Vëllezërit Aziz dhe Razak Keita kanë qenë shumë të rëndësishëm për ekipin e Gjilanit, ngase njëri paraqitet si mefushorë defensivë dhe tjetri si qendërsulmues i spikatur, pozita këto që me kthimin e tyre pritet të përforcohen edhe më shumë. /kryelajmi.com/.