Komunikacion

Gjobitet vozitësi, i cili është takuar duke vozitur mjetin edhe pse ka pasur masë mbrojtëse

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë një kontrolli rutinë kanë ndalë veturën Golf me tabela 06 dhe gjatë kontrollit është gjete se vozitësi shtetas i Kosovës me banim në Gjilan kishte masë të ndalimit të drejtimit të automjetit të tij (konfiskim të lejes së vozitjes) për shkak të shkeljeve në komunikacionin rrugor.
Me këto veprim ai kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor, duke shkel masën mbrojtëse.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj  kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë prej treqind euro euro (300) euro dhe i është vazhduar masa mbrojtëse në afat edhe për gjashtë muaj (6) të tjerë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë

You Might Also Like