Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan, anulon të gjitha seancat gjyqësore

Gjykata Themelore në Gjilan, njofton të gjithë qytetarët se anulohen të gjitha seancat gjyqësore, që kanë qenë të parapara të mbahen.

Perjashtim bëjnë seancat me paraburgim dhe seancat me urdhra mbrojtës, të cilat janë të natyrës urgjente.

Këto masa janë ndërmarr, duke u bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të datës 15.03.2020.

Me qëllim të ndërmarrjes se masave preventive ndaj Coronavirus (Covid-19), ky vendim mbetet në fuqi, deri në një vendim të ri.

You Might Also Like