Xhiro e 35-të në Albi Mall Superligë do të zhvillohet ditën e shtunë.
Të gjitha ndeshjet do të luhen të shtunën dhe është një xhiro që do të mësohen shumë gjëra sa i përket titullit, Evropës dhe mbijetesës.
FFK tanimë ka deleguar gjyqtarët e xhiros së 35-të, ku Dardan Çaka do të ndajë drejtësinë në sfidën Ballkani – Ferizaj.
Genc Nuza do të gjykojë në duelin Drita – Malisheva, derisa Burim Jahmurataj në Podujevë, ku Llapi takohet me Gjilanin. /Gazeta Olle/