Ky është kryetari i ri i PDK-së në Kamenicë
Në vazhdën e reformave dhe të konsolidimit të Partisë Demokratike të Kosovës, në pajtim me vendimin e mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues të PDK-së, si dhe në bazë të nenit 31 të statutit, Kryesia Qendrore e PDK-së, në mbledhjen e mbajtur sot, ka emëruar udhëheqësinë e përkohshme në Degën e PDK-së në Kamenicë, me kryetar Granit Berisha.
Përveç kryetarit të ri të Degës, Kryesia Qendrore po ashtu ka emëruar edhe përbërjen e re të anëtarëve të Kryesisë së Degës së PDK-së në Kamenicë me këtë përbërje: Rabit Dermaku – Nënkryetar, Jona Arifi – Nënkryetare, Shpend Vllasi – Sekretar i Përgjithshëm, Amire Rexha – Kryetare e GDK-së, Enis Rrudhani – Kryetar RDK, Bleta Hoxha – Anëtare, Dritan Maliqi – Anëtar, Fakir Spahiu – Anëtar, Festim Poroshtica – Anëtar, Fisnik Berisha – Anëtar, Ibadete Bunjaku Ahmetaj – Anëtare, Kimete Kryeziu – Anëtare, Mevlush Kallaba – Anëtar, Pajtim Gagica – Anëtar, Rrezarta Krasniqi Maliqi – Anëtare, Valdrin Krasniqi – Anëtar, Vigan Kastrati – Anëtar.
Sipas vendimit të Kryesisë Qendrore të PDK-së, kryetari i ri i Degës dhe anëtarët e Kryesisë, kanë përgjegjësi të konsolidojnë të gjitha strukturat partiake në Komunën e Kamenicës si dhe kanë mandat deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta brenda PDK-së.