Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbajti takimin e radhës rreth mobilizimit për fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale. Këtë radhë u mblodhën gratë për të diskutuar rreth përgatitjeve të fundit për fitoren e madhe të 22 tetorit.
Ndërkohe u diskutua mbi pikat finale të programit politik të qeverisjes së re të udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Një program që do të ndërhyjë për të përmirësuar çdo sferë të jetës, që nga shëndetësia e arsimi, kultura e sporti. Gratë pjesëmarrëse u zotuan për angazhim maksimal, drejtë fitores së madhe.