Sipas disa shënimeve statistikore në Kosovë është duke u rritë sipërfaqja e të mbjellave me kulturën bujqësore të patates e bashkë me to janë rritur edhe rendimentet e kësaj kulture bujqësore.
Në Kosovë janë të njohura dy komuna, ku me vite fermerët, përkatësisht bujqit mbjellin sasi të madhe të sipërfaqeve me patate, Vitia dhe Vushtrria. E në komunën e Vitisë, fshati ku me të madhe mbillet patatja e që është e kualitetit dhe cilësisë së lartë, është Debelldeu të cilit i ka dalë “””zëri”” si “”Patatja e Debelldeut” për çka edhe para dy vitesh edhe shënohet në këtë fshat edhe “Dita e patates”
Hamdi Hasani nga ky fshat e me vendbanim në Viti, është ndër fermeret me të dalluar që kultivon mbjelljen e patates. Me këtë fermer të dalluar, biseduam rreth veprimtarisë së tij dhe teksa bisedojmë ai shprehet se me vite të tëra mbjell sipërfaqe me patate dhe aty edhe ka gjetë leverdinë, pasi Debelldeu përkatësisht toka në këtë fshat malor është e përshtatshëm për kultivim të patates.
Sikur edhe Hamdi Hasani edhe kultivuesit e patatës nga ky fshat shesin prodhimet e tyre në tregun e gjelbër në Viti, për të shitur prodhimet e tyre,sikurse edhe prodhuesit e kulturave të tjera si ata të lakrës që merren më këtë kulturë bujqësore. Aty në afërsi të tregut si cdo herë, zënë edhe fermeri bashkëbiseduesi ynë , Hamdi Hasani,nga fshati Debellde i Komunës së Vitisë, kultivues shumëvjeqar i patatës I cili bashkë me tre vëllezërit aty shesin thasët e mbushur me patate për t’I shitur.
Hamdi Hasani, një aktivist shumvjeqar I fshatit Debellde e disa mandate edhe kryetar I këtij fshati dhe veteran i UCK-së , thot se me shumë vullnet tani merret me kultivimin e patates dhe nuk ka tentu që të punësohet diku tjeter, vjen nga një fshat në një zonë kodrinoro-malore dhe teksa na tregon se Debelldeu është i njohur si vendi më I mirë në Kosovë për ta kultivuar pataten përshkak të pozitës së tokave bujqësore, flet se fitimi nga to duket të jetë I mirë.
” Debelldeasit kanë përvojë të shkëlqyer në prodhimin e patates, gjë që arrijnë rendimente të kënaqshme por si unë ashtu edhe dy vllëzrit e mi por edhe bashfshatarët e tjetë po ballafaqohemi me shumë pengesa thotë Hamdi Hasani, ndër sfidat ai përmend mosndihmesën nga institucionet shetrore dhe ato komunale të cilat nuk ndajnë subvencione për mbjelljen e kësaj kulture, ta zëmë thotë Hamdiu, ne vetëm vitin e kaluar jemi ndihëmuar nga komuna me një sasi të farës së patatës e që doli se nuk ishte e kualitetit të duhur, sepse nuk mbiu si duhet, kurse ne kemi nevojë për ndihme në subvencione për mekanizëm teknik si : traktor të vegjel, freza, pastaj pllugj motokultivator si dhe për sigurimin e pesticideve për mbrojjën e bimës e kjo nuk po ndodhë.
Sivjet kemi apliku në Ministri të Bujqësisë dhe na janë ndarë subvencione nga 300 euro , për hektarë të mbjellë me patate po ja që ende nuk i kemi marrë, shprehet paksa I mllefosur, Hamdi Hasani. “E kemi tokën shumë të mirë për pataten, prandaj po e shfrytëzojmë këtë begati që na e ka fal Zoti. Ne prodhojmë këtë kulturë tash e 50 vjet, por edhe paraardhësit tanë kanë kultivuar pataten por me mjete të theshta teknike. Unë kam të mbjellë sivjet 2 hektarë me patate dhe pres rendimente shumë të mira deri në 40 tonë patate , momentalisht jam duke shitë sasi të vogla, sepse ende nuk i kemi nxjerr patatet e po dal në tregë si cdo javë tjeter.1 kilogram patate po e shes 1.euro me pakice kurse 70 cent me shumicë.
Eshtë traditë në familjen tonë prodhimi i saj dhe punimi I tokës në përgjithësi.Patatet e Debelldeut janë bio dhe jan të njohura për vlerat e saj ushqyese në gjithë Kosovën”, thotë Hamdiu, duke shtuar se tërë anëtarët efamiljes si të tij dhe të vllëzërve janë të angazhuar në kultivimin e kësaj kulture bujqësore. Në fund të bisedës që patëm me Hamdiun , tha se kete vit kane pas nje ndihme nga institucionet e komunes se vite te cilet I kane ndare nje makine per nxjerrjen e patateve dhe se ne kete mynyre dukshem iu kane ndihmuar sepse nxjerrja e patateve eshte bere me e lehte. . “Kemi nevojë që të pajisemi me makineri moderne për kultivimin e patates ,si makina për mbjellje ,pasi tani për tani krejt punën e bëjmë me dorë dhe pa mjete të reja e kjo nuk është e lehtë” përfundoi Hamdi Hasani, duke na falenderuar për interesimin tonë për të shkruar për hallet e tyre si dhe për mundin që bëjnë për të marrë rendimente sa më larta. Aziz Zuka