Trajneri i Lirisë Gëzim Hasi para se të nis ndeshjen me Gjilanin gjithsesi se do të ishte i kënaqur me një pikë, por ai i mori të tria dhe sipas tij ekipi i Lirisë e ka merituar fitoren.
“Ka qenë kohë që të fitojmë jashtë Prizrenit edhe pse e kishim pasur të vështirë. Punuam në atë drejtim dhe sot u arsyetua ajo që kemi punuar. Tash e kemi ndeshjen kundër Trepçës ’89 dhe duhet kujdes edhe më tepër. Fitorja ka qenë e merituar edhe pse patëm raste për të shënuar edhe ndonjëherë. Liria ka ekip për të dalë nga pjesa e poshtme. Unë besoj në këtë ekip dhe sot e treguam se mundemi të bëjmë edhe më tepër”, ka thënë kryetrajneri i Lirisë Gëzim Hasi.