Gjilan

Haziri: Gjilani duhet ta vazhdoj frymëm e bashkëpunimin për të mirën e përgjithshme

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetarin e sapozgjedhur të Partisë së Drejtësisë në Gjilan, Skender Berisha.

Pasi i ka uruar për postin e ri në krye të PD-së, kryetari Haziri ka shfaqur gatishmërinë e bashkëpunimit me krerët e kësaj partie në Gjilan, në të mirë të qytetarëve të saj.

Ai theksoi se Gjilani njihet si qytet i qetë, me kulturë të lartë të demokracisë dhe i frymës së bashkëpunimit kur është në pyetje interesi i përgjithshëm, duke shtuar se kjo formë e bashkëpunimit duhet të kultivohet në kontinuitet.

Nga ana e tij, kryetari sapozgjedhur i Partisë së Drejtësisë në Gjilan, Skender Berisha, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe bashkëpunimin e ofruar në ecjen përpara.

You Might Also Like