Gjilan

Haziri: Gjilani, shembulli më i mirë i integrimit të komuniteteve dhe kultivimit të dialogut ndërfetar

Gjilan, 15 mars 2018 – Nën organizimin e Ministrisw për Komunitete dhe Kthim, në Gjilan është mbajtur sot takim për çështjen e kthimit dhe funksionimit të organeve komunale përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve, ku përvec përfaqësueve të këtij dikasteri, ka marrë pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetarët e komunave të regjionit, përfaqësues të UNMIK dhe zyrave komunale për komunitete.

Kreu i  Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë diskutimit, ka thënë se Gjilani është shembulli më i mirë në Kosovë sa i përket integrimit të komuniteteve dhe kultivimit të dialogut ndërfetar.

“Kemi punuar shumë në integrimin e komuniteteve dhe ndihem shumë mirë që Gjilani është shembulli më i mirë në këtë aspekt, sikur edhe i kultivimit të dialogut ndërfetar. Zyra për kthim dhe komunitete dhe komiteti për komunitete është funksional. Në Gjilan aplikohet mësimi në shkolla në katër gjuhë, ndërsa lajmi më i mirë është se do të përfitojmë 40 shtëpi të reja për rastet sociale nga Ministria për Kthim dhe donatorët”, ka thënë Haziri.

Gjatë takimit të sotëm, është diskutuar vlerësimi i nevojave për interesimin për t’u kthyer në rajonin e Anamoravës, për çështjet e pajtimit dhe sigurisë, sikurse edhe për planet komunale të veprimit për kthimin dhe mundësinë e fianancimit.

 

You Might Also Like