LAJME

Haziri: Komuna e Gjilanit ka potencial dhe resurse për investime të huaja

Gjilan, 25 shtator 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim zv.ministrin e Puneve të Jashtme, Besnik Hoti, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e tërheqjes së investitorëve të huaj drejtë Republikës së Kosovës dhe futjen në punë të resurseve që ka Gjilani dhe Kosova në përgjithësi.

“E kam njoftuar zëvendës ministrin Hoti, për potencialin dhe resurset që ka Komuna e Gjilanit për investitorët e huaj. Angazhimi i kësaj ministrie, kryesisht për çështje të tërheqjes së investimeve nga ekonomia e jashtme dhe ambsorbimin e interesit të investitorëve të huaj është një rrugë shumë e mirë e sjelljes së investimeve në Kosovë. Jemi një regjion me shumë rëndësi, ku vie në shprehje, komunikimi, komunikacioni, bashkëpunimi ndërkomunal e ndërfetar dhe marrëdhëniet e mira që kemi si regjion”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka ftuar të gjithë investitorët e mundshëm që të shfrytëzojnë potencialin që ka Gjilani dhe përkushtimin që kanë institucionet komunale që i kushtojmë rëndësi të veçantë investimeve të huaja në përgjithësi, por edhe investitimeve vendore njëkohësisht.

“Komuna e Gjilanit, ka të përgatitur projekte të ndryshme ku mund të investohet në fusha të ndryshme që nxisin fuqishëm zhvillimin e Gjilanit dhe regjionit në përgjithësi.

Kurse nga ana e tij, Besnik Hoti, zëvendës ministër i Punëve të Jashme, i cili shoqërohej edhe nga drejtoria diplomatike e investimeve të huaja, ka thënë se kjo ministri, është një urë lidhëse mes Komunave dhe investitorëve dhe ka nisur projektin përmes misioneve diplomatike dhe konsulore që të promovohen në shtete të ndryshme kapacitetet, potencialin dhe resurset që ka Kosova dhe Komunat veç e veç por edhe kushtet e favorshme që kanë investitorët.

You Might Also Like