Gjilan, 1 prill 2019 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me nënkryetarin Ismajli dhe drejtoret komunal te Arsimit, Financave dhe Administratës, kanë vlerësuar gjysmëvjetorin e parë shkollor dhe njëkohësisht janë caktuar prioritetet investive sipas planifikimit në sektorin e arsimit, duke përfshirë këtu edhe trajtimin e kërkesës së SBASHK-ut, duke ofruar koordinim të plotë të Drejtorisë Komunale të Arsimit, në interes te nxënësve dhe mësimdhënësve.
Kryetari Haziri ka thënë se arsimi, si shtylla më e fuqishme e zhvillimit dhe përgatitjes së kuadrove si prioriteti i parë në qeverisjen e tij, ka dhënë rezultate pozitive dhe kjo bazohet në statistikat e suksesit të nxënësve për periudhat e njejta nëpër vite.
Haziri, gjithashtu, ka konfirmuar se nga buxheti i shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë edhe me donatorët do të investohet në arsim në mënyrë të vazhdueshme konform prioriteteve dhe planifikimit vjetor.
Në këtë takim është folur edhe për normat, planifikimin e tyre dhe organizimin e mësimdhënies e mesimnxënëies në bazë të kurrikulave dhe bazës ligjore për arsimin fillor dhe të mesëm.