Gjilan, 6 mars 2020 – Me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të gazetarisë gjilanase, Ukshin Zajmi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit. Në telegram thuhet:
“E nderuara familje Zajmi,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të gazetarisë gjilanase, Ukshin Zajmi.
Ai më nuk do të jetë në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë në fushën e gazetarisë, në Gjilan dhe në Kosovë, pasi kudo që punoi, ishte shembulli më i mirë i një profesionisti dhe i njeriut të ndershëm e të matur.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve.
Lamtumirë, miku im!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.