9 prill 2019 – Me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit të Fakulteti të Mjekësisë, Adem Limani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Prof. Dr. Adem Limani nuk është më në mesin tonë, por do ta kujtojmë përgjithmonë si humanist të madh dhe njeriun i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm në mjekësi. Përpos që mjekoi mijëra paciëntë, profesor Limani do të mbahen në mend për kontributin e tij të madh në nxjerrjen e kuadrove më të mira të doktorëve të rinjë, të cilët sot janë specialistë të shumë fushave. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolegëve miqve e farefisit”, thuhet, ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri.