Gjilan

Heroi i pasluftës, Murat Ramadani, feston 40-vjetorin në Shërbimin e Zjarrfikësve të Komunës së Gjilanit

Më 1 nëntor 2024, Murat Ramadani, një ndër figurat më të përkushtuara të Komunës së Gjilanit, shënon 40 vjet shërbim të pandërprerë në Shërbimin e Zjarrfikësve. Gjatë karrierës së tij, Ramadani ka qenë shembull i sakrificës dhe përkushtimit. Pas luftës, ai shërbeu fillimisht si udhëheqës i ndërrimit, pastaj si u.d. komandant, dhe sot vazhdon të japë kontributin e tij të jashtëzakonshëm si Zv. Komandant.

Edhe 5 vite deri në pension, besojmë fuqishëm se Murati do të vazhdojë të shërbejë me të njëjtin përkushtim dhe përulësi si gjithmonë. Ky përvjetor nderon jo vetëm një karrierë të palodhshme, por edhe një angazhim të pashoq ndaj sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Gjilanit. Faleminderit për secilin vit të shërbimit të sinqertë dhe përkushtimin ndaj komunitetit!

You Might Also Like